Puno më shpejt, fleksibël dhe e thjeshtë

eBiznesi

E-Biznesi është një term i përgjithshëm për mënyrën elektronike të zhvillimit të aktiviteteve dhe nënkupton që transaksionet përmbyllen në formë elektronike, në bazë të përpunimit dhe transferimit elektronik të të dhënave ndërmjet kompjuterëve.

E-Biznesi ofron një mënyrë të shumëfishuar më të shpejtë të biznesit krahasuar me metodën tradicionale, fleksibilitet më të madh ndaj ndryshimeve të tregut, qasje më të saktë dhe më të lehtë në informacionet mbi gjendjen e kompanisë, shpenzime më të ulëta për materiale dhe shërbime postare dhe, si rezultat, kosto më të ulëta për fuqinë punëtore fizike (blerje ose qira e hapësirave biznesi).