Karakteristikat e PANTHEON – Lëvizja e Cash-it
Libri i arkës është thelbësor për shitjen e mallrave dhe shërbimeve. Ai ju lejon të lëshoni kuponë fiskal ose fatura për klientët, bazuar në të dhënat e ruajtura në regjistrat për klientët, artikujt dhe inventarin.
Ju mund të përshpejtoni proceset tuaja me shabllone të parapërgatitura për kuponat fiskal dhe faturat, të cilat gjithashtu mund t’i përshtatni nevojave tuaja specifike. Integrimi i pikave mobile të shitjes dhe lexuesve të barkodeve me programin tonë është i lehtë dhe zvogëlon më tej kohën e nevojshme për krijimin e dokumenteve.
PANTHEON Retail lejon klientët tuaj të kalojnë nëpër radhët e pagesave sa më shpejt që të jetë e mundur.
Operacionet e Cash-it përfshijnë:
- Krijimi i kuponave fiskal ose faturave në POS
- Regjistri i klientëve
- Përmbledhja e artikujve dhe stokut
- Mbyllja e arkës dhe postimi automatik i dokumenteve
- Integrimi i lexuesve të barkodeve dhe terminaleve mobile të POS-it
- Hyrja dhe raportimi i faturave të cash-it
- Hyrja dhe raportimi i disbursimit të cash-it
- Përmbledhja e pagesave në monedha të ndryshme
- Menaxhimi i shumë POS-eve
- Dita e arkës
- Raportet e arkës
- Postimi automatik i mbylljeve të përditshme në regjistrin e përgjithshëm