Rekomandoni PANTHEON
Rekomandimi ia vlen!
Të gjithë atyre që përhapin fjalë të mira për programin PANTHEON dhe e rekomandojnë te klientët dhe partnerët e tyre të biznesit, do t’u shpërblejmë me kredit për çdo licencë të re të shitur ose për çdo qira të programit në kuadër të PANTHEON Hosting. Përmes formularit më poshtë, na dërgoni të dhënat e klientit që dëshironi të kontaktohet nga këshilltarët tanë të shitjes. Nëse kompania, mbi bazën e rekomandimit tuaj, vendos t’ia besojë biznesin PANTHEON-it, do t’ju shpërblejmë me 10% kredit.
*Të dhënat personale që na i dërgoni përmes formularit të mësipërm përpunohen mbi bazën e interesit tonë të ligjshëm për të siguruar një komunikim të efektshëm biznesor. Dhënia e të dhënave tuaja personale është vullnetare. Më shumë rreth mënyrës se si i (mbrojmë me kujdes) të dhënat tuaja personale, mund të lexoni në Politikën tonë të Privatësisë.
Si funksionon sistemi i rekomandimeve?
- Rekomandoni PANTHEON një klienti potencial (partnerit tuaj të biznesit, mikut tuaj, …).
- Plotësoni formularin.
-
Datalab i prezanton PANTHEON-in klientit.
-
Nëse kompania vendos të punojë me PANTHEON, ju njohim 10 % të vlerës së licencave të shitura, ose 10 % të vlerës së qirasë vjetore, nëse kompania zgjedh PANTHEON Hosting.
-
Datalab do t’ju njoftojë me e-mail për shumën e komisionit, ndërsa ju keni afat 15-ditor për të lëshuar faturën. Në rast se kompania zgjedh PANTHEON Hosting, për kreditin do t’ju njoftojmë pas përfundimit të periudhës njëvjeçare të qirasë.
Keni nevojë për më shumë informacion?
Na telefononi ose na dërgoni një e-mail. Me kënaqësi do t’ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja.