Funksionalitetet e PANTHEON– Lidhja me zgjidhjet e jashtme
Në versionet e avancuara të PANTHEON-it është përfshirë një modul që mundëson përmirësimin dhe përshtatjen e funksionaliteteve ekzistuese të programit në përputhje me nevojat e biznesit tuaj. Ky modul quhet PANTHEON ARES.
ARES është një mjedis shumë i fuqishëm zhvillimi në të cilin është e mundur të shkruhen procedura për proceset e biznesit që implementohen në kombinim me funksionalitetet ekzistuese të PANTHEON-it. Në praktikë, kjo do të thotë se PANTHEON-i implementohet fillimisht, dhe më pas, sipas nevojës, lidhet me zgjidhjet që përdoruesi dëshiron të mbajë. Në këtë mënyrë, sistemi i biznesit përditësohet, pa humbur asnjë funksionalitet të veçantë që përndryshe nuk është i përfshirë në PANTHEON. Moduli ARES mundëson zhvillimin e mëtejshëm dhe lidhjen e zgjidhjeve të veta me programin e biznesit PANTHEON.
ARES gjithashtu mundëson përdorimin e bibliotekave dinamike të jashtme (DLL), qasjen në baza të tjera të dhënash përmes lidhjes ADO, si dhe automatizimin e punës brenda sistemit operativ Windows përmes objekteve COM.